Rreziku i arratisjes, edhe dy muaj burg për dy futbollistët e kombëtares së Rusisë

Lajme të këqija për dy nga futbollistët e kombëtares së Rusisë, sulmuesin Aleksandër Kokorin dhe Pavel Mamaev, i pari pjesë e Zenitit dhe i dyti pjesë e Krasnodarit.

Të dy, më 9 tetor kanë rrahur një funksionar të Ministrisë së Industrisë dhe një pjesëtar të një televizioni. Sipas asaj që raporton “SkySport”, Gjykata e Moskës ka vendosur që dy futbollistët të kryejnë edhe dy muaj të tjerë burg preventiv, deri më 8 shkurt të 2019-ës.

Ky vendim është dhënë për faktin se, nëse lihen të lirë aktualisht, pa u dhënë dënimi përfundimtar, Kokorin dhe Mamaev ka rrezik që të largohen nga Rusia për në një vend tjetër. Të dy futbollistët janë të kërcënuar nga një dënim që shkon deri në shtatë vjet burg. / Vipsport.al/F.R