Rrëfimi i Avdijajt: Nga jeta me ndihmat e ‘Caritas’ te oferta e Juventusit

Nuk është e largët koha, kur në Europë flisnin të gjithë për një talent që po rritej te Shalke dhe bëhej fjalë për një shqiptar. Klauzola e majme 50 milionë euroshe, i jepte edhe më shumë famë Dionis Avdijajt dhe shumë ishin në dilemë nëse do të zgjidhte Shqipërinë apo Gjermaninë, por sot luan për Kosovën.

Në një rrëfim të gjatë për “Spox” dhe “Goal” ai treguar historinë e tij, që nga fëmijëria dhe fillimet e vështira, e deri në ditët ku edhe Juventusi, Liverpuli apo edhe skuadra të tjera të këtij kalibri, kanë shfaqur interes për të.

Fëmijëria? Familja është shtylla më e rëndësishme në jetën time dhe shumë e rëndësishme për mua. Kam pasur shumë luhatje në karrierë, por e di se gjithmonë familja ime është ajo që më ka mbështetur.

Prindërit e mi mundoheshin të nxirrnin diçka nga asgjëja dhe ia arritën. Edhe shoqata ‘Caritas’ na dha shumë mbështetje dhe mjete për të jetuar si edhe rroba të përdorura. Për mua ishte një lumturi e madhe kur kisha mundësi të ndaja hamburgerin me vëllezërit e mi. Kam pasur një fëmijëri të mrekullueshme, të cilën më pëlqen ta kujtoj. E kam pyetur babanë nëse dikush nga paraardhësit ishin sportistë, por më ka thënë se vetëm gjyshi ishte atlet i zjarrtë i TV.

Fillimet si futbollist? Nëna ime është ajo e cila më ka mundësuar që të luaj për një ekip futbolli, ka nënshkruar për mua sepse kisha shumë energji si fëmijë dhe e çmendja familjen. Trajneri më ktheu mbrapsht, duke më thënë se nuk ka vend pasi skuadra është e mbushur plot. Nëna ime ishte ajo që e bindi atë, kështu arrita të qëndroja të paktën për një stërvitje. Kur shënova 20 gola në ndeshjen time të parë, të gjitha dyshimet u hoqën dhe më lanë të qëndroj.

Karriera sot? Sot futbolli është gjëja kryesore në jetën time. Edhe jashtë fushës përpiqem t’i kushtoj më shumë vëmendje trupit tim. Për shembull, kam ndryshuar dietën dhe shkoj të bëj masazh shumë më shpesh. Kur jam i lodhur, shkoj të fle herët dhe nuk dal me shokët në qytet ose të shoh shfaqje deri në orën 2 të natës. Në pamje të parë, këto janë gjëra të vogla, por kam vënë re se kjo mënyrë e jetës më ndihmon shumë. Megjithatë, do të ishte një gënjeshtër nëse do të thoja se nuk mund të dal jashtë dhe të fshihem.

Jeta jashtë futbollit? Gjithsesi, prioritet kam futbollin. Për shembull, nëse miqtë e mi duan të dalin për pica por jam i lodhur dhe kur mendoj se nesër kam stërvitje, u them ‘mirupafshim’ dhe iki në shtëpi. Është e rëndësishme për miqtë e mi të më kuptojnë dhe të jenë të kujdesshëm në situata të caktuara.

Ofertat nga klubet e mëdha? Para se të nënshkruaja me Shalken kam pasur oferta nga Juventusi, Arsenali, Mançester Junajtidi dhe Liverpuli. Nuk kishte rëndësi ndeshja apo kompeticioni se ku po luaja, skautët ishin aty gjithmonë për mua.

Klauzola 49 milionë euro? Fillimisht, ajo klauzolë më bënte të ndihesha mirë pasi kuptoja se stafi ka besim te unë. Po më besonim shumë te Shalke. Çdo hap të gabuar që kam hedhur në karrierë, ka ardhur si shkak i klauzolës. Që aty, asgjë nuk ishte më rreth futbollit por vetëm nga gjykimet. Është e vështirë për një djalë që duhet të tregojë vlerat si futbollist. Vetëm pasi isha i rrënuar, e kuptova që duhet të ndryshoj rrugën që po ndiqja”, tregon Avdijaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/