PSG nis të mendojë për sigurinë, hedh sytë nga mbrojtja e Interit

PSG ka nisur të mendojë për merkaton e janarit dhe do të synojë që të afrojë në skuadër futbollistë të cilët mund të japin kontributin e tyre në fushën e blertë për të arritur objektivin kryesor, që mbetet Liga e Kampionëve, duke qenë se kampionatin duket se e kanë privatizuar.

Kështu, drejtuesit parisienë po mendojnë që të afrojnë në skuadër një mbrojtës që mund të jetë më shumë siguri në prapavijën e PSG-së dhe emri i mundshëm për të kaluar në Francë, është ai i Zhoao Mirandës. Mbrojtësi brazilian pak ditë më parë shprehu dëshirën e tij për tu larguar nga Milano duke qenë se nuk po gjen më hapësira në formacion, falë formës së mirë që po kalon Skriniar dhe De Vraj.

Për të mundësuar kalimin e tij në Paris, drejtuesit e PSG-së mund të përdorin Tiago Silvën që është nga Brazili gjithashtu dhe mund të komunikojë me Mirandën për ta bindur që të kalojë në Paris. /Erjon Allaraj-VipSport.al/