E dëmtojmë Kombëtaren me eufori, çështja është nëse mbetet Panuçi

Profesor , i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, ka analizuar shortin e Europianit, ku Shqipëria ka një grup relativisht të vështirë. Ai shprehet se përveç çështjes nëse Shqipëria kualifikohet apo jo, duhet menduar edhe nëse Panuçi qëndron apo jo.

“Dëgjova intervistat live dhe intervista e parë duhet marrë ndërsa më vonë modifikohen. Veç e para është reale. Dukën është e vështirë ta lexosh se çfarë mendon për shortin. Ka një buzëqeshje të butë, gati të sforcuar.

I dëgjova intervistat dhe Panuçi tha nuk është keq por ka më mirë. Jam me gjykimin teknik dhe duhet të matemi shpejt. Francën e kishim para 4 vitesh dhe nuk llogariteshin pikët. Kishim në grup Portugalinë që doli kampione Europe. E mundëm atje. Turqia dhe Serbia janë pak a shumë në një nivel, por Serbia ishte së fundmi në Botëror. Kombëtarja duhet mbajtur larg euforisë, pasi e dëmtojnë ekipin Kombëtar. Kombëtarja është trajneri dhe stafi dhe në aspektin e flamurit është i Kombit. Federata është njësi administrative. Çështja e vërtetë është: “Mbetet apo jo Panuçi”. Nëse Shqipëria mundet nga Turqia, nis lista e sharjeve ndaj Panuçit.

Nuk e di se pse Panuçi ankohet për mungesat dhe dëmtimet. Uzuni po kalon një moment të mirë dhe nuk duhet menduar se kur të kthehen të dëmtuarit, do të shkëlqejnë që në ndeshjen e parë. Duhet analizuar skuadra një për një, duke parë nëse mundemi ose jo të përballojmë kundërshtarin.

Më shumë se ndeshjet e futbollit, janë ndeshje historike duke menduar për të marrë edhe hak se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Derbi i Tiranës është festa e qytetit. Edhe derbi i Milanos u vendos nga një gabim foshnjarak. Pashë ndeshjen Skënderbeu-Teuta, mjaft e mirë dhe e luftuar e gati gati në fatalitet. Skënderbeu pati raste, por munguan tifozët. Në derbi, ata që janë më lart e kanë kundër edhe gjyqtarin. Mos e kundërshto, por munde”, u shpreh Kabo. /VipSport.al/