Problemet nuk ndalin Qakën, më i paguari në skuadër për shkak të… rivalëve

Kamer Qaka vazhdon të jetë një çështje në kampionatin rumun dhe shkak për këtë janë bërë parregullsitë në kontratën e tij, largimi nga Steaua apo edhe forma me Poli Iashin. Megjithatë, asgjë nga këto probleme duket se nuk ndikojnë te mesfushori shqiptar, pasi mbetet më i paguari në skuadër.

Kamer Qaka merr rreth 10 mijë euro në muaj te Poli Iashi dhe vendin e dytë e zë Dian Flores me 6.5 mijë euro në muaj. 6 mijë euro është paga e trajnerit Stoian, i cili në krahasim me sezonin e kaluar, merr një pagë disi më të lartë.

Në fakt, Qaka nuk do të ishte më i paguari në skuadër nëse në verë nuk do të transferohej te Steaua e Bukureshtit. Pasi zhgënjeu me ekipin e ri, presidenti Xhixhi Bekali e largoi sërish te Poli Iashi, duke pranuar që të paguante një pagë mujore rreth 4 mijë euro. Kështu, Qaka merr nga të dyja skuadrat dhe bëhet futbollisti më i paguar në skuadër. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/