Problemet e shumta me Vrsajlkon, Interi rikthehet sërish te pista “Darmian”

Interi ka filluar të vlerësojë nëse do të shfrytëzojnë opsionin e tyre për të nënshkruar Sime Vrsaljko në mënyrë të përhershme për 17.5 milionë euro sipas një raporti nga “Gazzetta dello Sport”.

Mbrojtësi kroat ka miratimin nga Spaleti dhe Interi, por seria e lëndimeve kanë vënë zikaltërit në alarm. Si pasojë, ata po ndjekin Mateo Darmianin e Mançester Junajtid si një zëvendësim të mundshëm nëse Vrsaljko vazhdon të shpenzojë shumë kohë në infermieri.

Darmian mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, gjë që e bën atë një mundësi shumë atraktive. Interi e ka bërë më parë një ofertë për të, por është refuzuar nga Zhoze Murinjo.

Veronik Istrefaj – vipsport.al