Perisiç: Modriç është unik, e meritoi plotësisht “Topin e Artë”

Gjatë intervistës së tij për ”FourFourTwo”, Ivan Perisiç ka folur për bashkatdhetarin e tij, Luka Modriç dhe fitoren e tij të “Topit të Artë”:

“Unë jam jashtëzakonisht krenar për faktin se ai u emërua lojtari më i mirë në botë, mendoj se e gjithë Kroacia duhet të krenohet që njëri prej nesh është më i miri.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve për të tretin vit radhazi me Real Madrid, ai shkoi deri në finalen e Botërorit me ekipin e tij kombëtar, ai u emërua lojtari më i mirë i Kupës së Botës dhe është pika kyçe e Realit të Madridit.

Pa të nuk është i njëjta ekip. Çdo çmim që fitoi është plotësisht i merituar. Është mirë që të ketë një partner i cili ka një inteligjencë të tillë të lartë dhe të kuptuarit e lojës. Ai ka një vizion unik të lojës, ai gjithmonë arrin të gjejë mënyrën e përsosur për t’u shërbyer shokëve të tij në kohën e duhur”,- u shpreh Perisiç.

Veronik Istrefaj – vipsport.al