Një tjetër xhevahir në kërkim, Bruno Dita drejt largimit nga Skënderbeu

Situata te Skënderbeu është e paqartë të paktën sapo të dalë vendimi i CAS. Korçarët shpresojnë të dalin pa lagur pasi kanë dërguar prova mjaftueshëm se janë të pastër, por deri atëherë mund të ketë zhvillime në klub e sidomos në merkato në dalje.

Shumë nga titullarët kanë nisur të vëzhgohen nga menaxherë të ndryshëm. Aliti duket se është largimi i sigurt, por duket se është një tjetër titullar që ka oferta dhe mbetet në vëzhgim. Bruno Dita në janar mund të luajë në një kampionat te njohur të Evropës. Për Ditën ka pasur interesim të vazhdueshëm dhe ndoshta janari do të të sjellë largimin e tij dhe aventurën e parë jashtë vendit.

Kujtojmë që këtë sezon, ashtu si edhe sezonin që lamë pas, Dita ka qenë një nga më të dalluarit në skuadrën korçare, duke shënuar disa gola me peshë dhe me vlerë pikësh me fanellën bardhekuqe. Ai është një nga titullarët e skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi dhe së bashku me Muzakën, përveç se shënojnë, japin edhe asiste për pjesën tjetër të skuadrës. /E.S-VipSport.al/