Nga Europa në shpërbërje, Mezani mban në këmbë Luftëtarin

Luftëtari aktual është duke përjetuar një nga momentet më të vështira në dy dekadat e fundit. Skuadra bluzi, jo vetëm pa financa, por lojtarët po vuajnë edhe për strehim dhe akomodim. Por, duket se është trajneri Gentian Mezani ai që po punon dhe po e zhvillon stërvitjen sikur s’ka ndodhur asgjë, ndonëse lojtarët janë mjaft të rënduar psikologjikisht.

Nga një ekip ekipi që pretendonte pas Evropës, tashmë skuadra gjirokastrite është drejt shpërbërjes. Futbollistët pretendojnë se kanë 4 muaj dhe këtë e kanë deklaruar publikisht tashmë, madje ka edhe nga ana që po qëndrojnë në hotele me lekët e tyre. Nga FSHF bëhet me dije se disa nga lojtarët titullarë kanë bërë kërkesat për prishje kontrate dhe largim të parakohshëm duke qenë se klubi nuk është treguar korrekt edhe në zyrat e federatës shqiptare të futbollit.

Presidenca jep garanci se situata do të rregullohet, pasi Luftëtari duhet ende të marrë paratë e pjesëmarrjes në Europë nga UEFA, të ardhura që do t’i shërbejnë për të mbajtur në garë skuadrën. Kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u mbyllur pjesa e parë e sezonit, skuadra bluzi luan 270 minutat e mbijetesës, madje janë takime mjaft të vështira me Kamzën e Skënderbeun në transfertë, dhe me Partizanin në shtëpi mbyll vitin 2018!

E.S./Vipsport.al/