

Astrid Ejdareviç, mesfushori shqiptar, ka dhënë një intervistë për “gazeta.gr”, ku ka folur për skuadrën e tij aktuale, AEK, për titullin e parë të fituar në karrierë dhe të ardhmen e tij.
Ajdareviç ka bërë dy sezone të mira në kampionatin grek. Shtatlarti ka luajtur 51 ndeshje për AEK-un dhe ka shënuar 3 gola. Në fjalën e tij, mesfushori u shpreh:
Dy vite te AEK-u: “Ndodhem në një klub fantastik dhe shumë unik. Është një nga skuadrat më të mira që kam luajtur gjatë karrierës time dhe jam shumë i lumtur.
Titulli i parë kampion: “Të jem i sinqertë, erdhi disi vonë. Gjithsesi, jam krenar që në moshën 24-vjeçare kisha një trofe shumë madhor në CV-në time. Kur fiton kampionatin, të gjithë kanë respekt për ty dhe kjo është diçka që më pëlqen shumë.
Situatat në Greqi: “Këtu ka shumë gjëra të çmendura. Sidomos në futboll, ku disa situata janë shumë kaotike. Por mua nuk më shqetëson kjo gjë, pasi është natyra e popullit të Ballkanit të bëjnë kështu dhe unë vetë jam nga Ballkani.
Goli më i rëndësishëm: “E di se shumë do të thoni se rrjeta kundër Olimpiakosit është goli më i rëndësishëm për mua. Dhe vetë mendoj se është, por dhe goli kundër PAOK-ut ishte shumë i rëndësishëm”,- përfundoi Ajdareviç.
Veronik Istrefaj – vipsport.al
more recommended stories
Liverpuli dhe Bajerni çmenden pas yllit të Lionit, presidenti Aulas i ofron rinovimin
Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut e.
Mançester Junajtid përgatit goditjen e madhe, ofertë faraonike për yllin e Dortmundit
Mançester Junajtid po kalon një moment.
Zgjedhje të detyruara për Ançelotin, Hysaj kthehet titullar në një tjetër pozicion
Napoli kthehet sot në fushë, pas.
Momente frike për Uanda Narën në Milano, interistët i gjuajnë makinën me gurë
Momente frike këtë mëngjes për Uanda.
Leave a Comment