Legjenda Vieri analizon: Interi mund të fitojë, nuk është Juventusi më i mirë

Juventusi do të presë të premten në shtëpi Interin në takimin e vlefshëm për javën e 15 të Serisë A italiane. Bardhezinjtë, më të favorizuar në letër do të synojnë që të vazhdojnë me rrugën e fitoreve, përballë zikaltërve që mendjen më shumë e kanë te mesjava ku do të presin PSV-në por edhe me sytë nga “Camp Nou”, duke shpresuar që Totenhem të mos fitojë.

Legjenda zikaltër, Kristian Vieri që ka luajtur edhe me fanellën e Juventusit ka analizuar gjendjen e të dyja skuadrave, duke qenë i bindur se Interi mund të fitojë nëse luan me qetësi dhe mentalitet. Sakaq, i pyetur në lidhje me formën e Juventusit, ai shprehet se nuk është ky Juventusi më i mirë.

Mendoj se në këtë ndeshje nuk ka favoritë. Zikaltërit mund të fitojnë ndaj Juventusit nëse luajnë të qetë. Për mua, Juventusi i Tardelit, Platini, Xhentiles, Boniekut ishte më i fortë se Juventusi aktual, por gjithsesi është shumë ekip i fortë.

Është e vështirë të thuash se çfarë i mungon Interit, janë në rrugë të drejtë. Duhet vetëm t’u japim kohë, është viti i dytë i Spaletit, por skuadra po bën një punë të shkëlqyeshme”, u shpreh Vieri për “gazzetta.it”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/