Kaos te Lacio, menaxheri mendon largimin për shkak të Tares

Lacio nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo shihet në rezultatet në fushën e  blertë. Barazimi i fundit në transfertë ndaj Milanit, ka bërë që në shtëpinë e Lacios, të shpërthejnë pakënaqësi të mëdha ku të gjithë janë kundër të gjithëve, madje edhe tekniku Inzagi nuk po arrin të menaxhojë situatën

Pak ditë më parë, ishin Luliç, Radu dhe Parolo ato të cilët kishin organizuar një darkë për shokët e skuadrës në mënyrë që grupi të qëndronte i bashkuar dhe të kishte harmoni. Kjo darkë, ka rezultuar jo e mirë për futbollistët e Lacios, ku gjysma e skuadrës nuk kishin preferuar që të shkonin në mbrëmje, duke lënë përshtypjen e një përçarjeje të madhe.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, tashmë është radha e menaxherit të skuadrës, Anxhelo Peruci që të mendojë largimin nga Lacio. Marrëdhënia mes Igli Tares dhe presidentit Lotito, ka bërë që Peruci të mos ndihet komod dhe të shohë mundësinë për t’u larguar nga Lacio, duke futur më shumë në krizë lacialët. /Erjon Allaraj-VipSport.al/