Jupi: Po na kthehet Kombëtarja e vjetër, nuk kemi lojtarë për ‘Topin e Artë’

Kur janë mbyllur dy fazat e para të Kategorisë Superiore, kanë nisur të duken qartë tashmë objektivat e skuadrave dhe për trajnerin Redi Jupi, renditja pas dy fazave është e merituar duke qenë se nuk ka ndërhyrje të jashtme. Ai shprehet se në dy fazat e fundit mund të ketë ndërhyrje të jashtme. Ndërkohë, ka folur edhe në lidhje me javën e fundit të kësaj faze.

“Është një kampionat ku në fund gjërat kanë shkuar ku duhet. Nga eksperienca e di që 2 fazat e para janë të qeta dhe të luajtura pa ndërhyrje të jashtme. Ato janë të gjithanshme. Do të isha i kënaqur nëse edhe në dy fazat e tjera nuk ka ndërhyrje të jashtme dhe uroj të mos ketë. Kur sheh klasifikimin, është shenjë pozitive.

Ka dy vite që Kombëtarja është në pikën më të ulët. Para 2010 kemi qenë në nivel jo të mirë por u mësuam nga ndeshjet e mira në Europian dhe kjo na bën të harrojmë që para 8 vitesh ishim në gjendjen që jemi sot. Bënte një ndeshej të mirë dhe mundej vazhdimisht. Na dilte ndonjë futbollist i mirë dhe na mbante me shpresë.

Nuk kemi situatë të mirë dhe duam që futbolli ynë të jetë në 10-shen e Europës, lojtarë këta do të kemi dhe kurrë nuk kemi pasur për ‘Top të Artë’. Nga ana e lojtarëve nuk jemi keq, por menaxhimi nuk është i mirë”, u shpreh Jupi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories