Në derbi gabuan të dy ekipet, Tirana është kandidate kryesore për të rënë

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Redi Jupi, mendon se Shqipëria ka një short shumë të favorshëm për Euro 2020 dhe ka mundësi shumë të mirë për të shkuar në këtë aktivitet. Në “procesi Sportiv”, ai deklaroi se skuadra e drejtuar nga Panuçi ka shanse të luajë për vendin e  dytë.

“Short me te favorshme nuk besoj si mund të kishim. Ishte vetëm një grup tjetër pak më i favorshëm. Por nuk duhet t’i marrim gjërat lehtë”, tha Jupi.

“Kosova? Nuk e ka shumë të lehtë grupin se duke qenë se ishte në vazon e 5 nuk është se e favorizon shumë ky short. Ka mundësi të bëjë mirë në këtë grup. Dy nga ekipet, Bullgaria dhe Mali i Zi janë ekipe që janë nën nivelin e Kosovës për mendimin tim.

Ky short ka një veçori që dy vende kualifikohen, vendi i tretë është për ngritje vazoje për turnetë e ardhshme. Mendoj se vendin e tretë e ka brenda mundësive, me një fazë kualifikuese normale e mbyll në vend ët tertë. Çekia e vendit të dytë është e fortë, por nuk i dihet”, tha ai.

Anazlia e shortit
“Në krahasimet i bëjmë me ditët e mira të kombëtares, me ditët ku i është marrë maksimumi kombëtares. Atmosfera që përjetojmë ne, nuk e kanë të tjerë, ajo ndihmon me raste të ngushtohet niveli teknik me ekipet e forta.

Të të vijë Kampionia e Botës në stadiumin e ri është edhe e mirë nga pikëpamja e imazhit dhe marketingu. Sepse mund të të vinte një skuadër që edhe të mundte, edhe nuk përfaqësonte asgjë. Por Islanda nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë vit, a ka ekip më të përshtatshëm se Islanda? Nuk ka ekip me një bilanc aq negativ sa ajo në Europë, nuk ka fituar asnjë nga 14 ndeshjet.

Për të shkuar në Europian nuk shkohet më me pikë në tavolinë e fitore të rastësishme. Nëse duhet të shkojmë, duhet të bëjmë fazë kualifikuese shumë të mirë. Nëse dalim të tretit është normale. Ne duhet të bëjmë kualifikuese shumë të mirë që të lëmë mbrapa Islandën. Nuk  jam dakord që do të marrim 12 pikë me Moldavinë e Andorrën. Historia e kualifikuesve nuk do të jetë aq e thjeshtë, por e them se na duhen fitoret këtu me Islandën dhe Turqinë.

Me këtë short kaq favorizues duhet të mendohet me çfarë trajneri do të shkohet atje, por ky është një shans i artë të marrim maksimumin nga ky short. Nuk e di a do të jetë ndonjë short më favorizuese se këtë herë. Turqia është në pikën e saj më të ulët. Nuk ka asnjë lojtar të madh që luajnë në kampionatet europiane, gjithë ekipet e mëdha turke janë në krizë. Forca e saj ka qenë se kishte bazën te ekipet e mëdha. Tani është në krizë të madhe, nuk është në momentin më të mirë. Nuk është ekip i parezistueshëm”.

Për derbin Partizani-Tirana
“Goli i dytë është tabloja e derbit. Derbi është shumë i bukur, na jep entuziazëm, unë si tifoz i Dinamos jam shumë i ftohtë në gjykimin që bëj. Kjo ishte një ndeshje gabimesh dhe derbit e luajtur në vitet e fundit janë ndeshje gabimesh. Ka entuziazëm të madh të publikut, por cilësia e ndeshjeve nuk arrin të ngrihet. Ajo që më shqetëson është që të shohësh ndeshjen më të mirë dhe të shohësh gabime të teknikës bazë, në marrje topi, në pasime, jo në taktikë. Të dy ekipet bënë gabime. Partizani është skuadër më e mirë, e motivuar, më e vendosur mirë dhe e qartë për limitet që ka. Tirana nuk di as vlerat, as limitet që ka.

Në momentin që e mori Mema filloi të luante mirë, kishte entuziazëm, por nuk mendova që situata do të përkeqësohej. Ajo që bënë ishte se nuk e kuptuan që ishin duke rënë nga kategoria, sot Tirana është kandidati i parë për të rënë nga kategoria, me atë që u pa në fushë, me atë që dhanë Kamza e Kastrioti se fundmi. Patjetër që ka lojtarë më të mirë se Kastrioti. Kastrioti bënte gabime kalamajsh edhe në largim topi, por motivimi ishte maksimal”.

/vipsport.al/