Jo vetëm Shqipëria, mediat britanike vënë Kosovën përballë yjeve të Europës

Pak ditë më parë, në Dublin u hodh shorti për kualifikueset e Europianit 2020 dhe Kosova u shortua në një grup me 5 skuadra, duke pasur mundësi në këtë mënyrë që të luajë disa ndeshje miqësore, në kohën kur shumë skuadra të tjera kanë ndeshje eliminatore.

Një nga kundërshtarët e mundshëm për Kosovën në muajin mars, mund të jetë Uellsi, skuadër me të cilën Shqipëria u përball vetëm pak ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja ‘BBC’ e cila ka dhënë disa emra alternativë për Uellsin

Duke ditur se edhe Uellsi është në një grup me 5 skuadra, atëherë mund të organizojë miqësore për të aktivizuar futbollistë me më pak minuta në ndeshje zyrtare.

Në fakt, nuk është e sigurt nëse Uellsi zgjedh Kosovën, duke qenë se Federata Uellsiane dhe legjenda Gigs, po shqyrtojnë disa emra dhe mes tyre janë Gjermania, Danimarka dhe Serbia. Do të ishte natyrisht një ndeshje e madhe për Kosovën, të luante ndaj Bejl apo Ramsei. /Erjon Allaraj-VipSport.al/