Jo vetëm PSG, nga protestat kundër Makron e pëson edhe Lioni

Franca po përballet me një situatë të vështirë duke qenë se po përballet me protesta të shumta të popullit kundër vendimeve të qeverisë Makron dhe po kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo ka bërë që policia të jetë e përqendruar në protestë dhe shumë rrugë të Parisit e jo vetëm, të jenë të bllokuara për të shmangur përplasjet e mundshme.

Por, mesa duket protesta ka prekur edhe futbollin duke qenë se për shkaqe sigurie, është shtyrë ndeshja mes PSG-së dhe Montpelies. Trazirat e shumta, kanë shtyrë autoritetet franceze që të marrin këtë vendim, por mesa duket ndeshja PSG-Montpelie nuk është e vetmja ndeshje që shtyhet.

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është marrë vendimi që të shtyhet edhe takimi mes Tuluzës dhe Olimpik Lionit dhe shkak bëhen sërish protestat e dhunshme në Francë. Nuk është përcaktuar ende dita se kur do të luhet ky takim i vlefshëm për Kupën e Francës, por ditët në vijim pritet që të merret edhe vendimi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/