Jo vetëm nga Hysaj, e ardhmja e Ruit vihet në diskutim edhe për shkak të… medias

Situata në shtëpinë e Napolit, nuk është nga më të mirat, megjithëse napolitanët renditen ën vendin e dytë pas Juventsuit. Ankthi për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por edhe forma e disa futbollistëve që sezonin  kaluar ishin titullar të padiskutueshëm, ka bërë që askush të mos ndihet më i paprekshëm, sidomos në mbrojtje.

Kështu, Hysaj duke parë formën e dobët që kishte në disa ndeshje, u detyrua të luante në krahun tjetër, duke lënë në stol mbrojtësi Mario Rui i cili duket se ka mbetur i pakënaqur nga këto lëvizje. Në merkaton e verës, ai mund të shohë mundësinë e largimit dhe në merkaton e verës do të ketë disa lëvizje.

Agjenti i futbollistit, Mario Xhufredi që është njëkohësisht edhe agjenti i Hysajt, është shprehur se edhe gazetarët po e dëmtojnë rëndë mbrojtësin e majtë duke qenë se e kritikojnë për çdo gabim dhe kjo po e bën të largohet.

“Nuk e dëgjova çfarë u tha pas ndeshjes pasi iku për të pushuar, por nuk është se na intereson shumë se çfarë thonë të tjerët, por bazohemi në fakte. Nuk mund të gëzojmë për faktin se askush nuk e kritikoi Ruin pas një ndeshjeje të mirë, pasi nëse takimin e radhës gabon pak, atëherë tifozët do ta kritikojnë sërish dhe i kuptoj, por nuk pranohet kjo sjellje nga media dhe gazetarët.

Sa herë që ndryshon forma, edhe ata ndryshojnë mendime për të, duke tregua paaftësi. Nuk e di se çfarë do të bëjmë në verë, nëse do të rinovojë kontratën apo do ët shohë për një lëvizje të mundshme”, u shpreh Xhufredi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/