Ja kush janë dy sponsorët që do të financojnë të Erzeni, në Shkodër nisin “ethet”

Në Shijak duket se e kanë seriozisht dhe po synojnë që të ndërtojnë një ekip me pretendime për Superioren. Pas ndeshjes me Korabin, Gurten Papuli, djali i Agron Papulit ish-donatorit të Tiranës pak vite më parë, me shumë gjasa do të jetë presidenti i ri i shijakasve në futboll. Por edhe Ilir Bregasi që do të jetë në krah të Papulit, ku natyrisht që do të kenë edhe mbështetjen e donatorëve të tjerë apo dhe Bashkisë së Shijakut.

Nga sa bëhet e ditur, skuadra do të ketë një riorganizim duke filluar që nga merkato e janarit dhe synimi do të jetë Superiorja. Në Shijak është rritur dukshëm optimizmi, ndërsa ardhja e biznesmenëve të rinj, duket se do të detyrojë klubin që të hidhet në merkato duke pasur parasysh faktin se në betejën për Superiore ka edhe dy rivalë mjaftë të fortë, Vllaznia që kryeson, por edhe Dinamo që mbetet një kërcënim më vete.

Erzeni luan këtë fundjavë një transfertë delikate me Burrelin në “Liri Ballabani”, ku synimi I vetëm i shijakasve është marrja e 3 pikëve.

E.S./Vipsport.al