Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kombëtares: Duhen 4 goditje, në fund të festojë e gjithë familja e kuqe

Përparim Daiu, ish-mbrojtësi i spikatur kavajas, por edhe i Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar në pesë vitet e fundit nuk ka qenë më pjesë e trajningut. Daiu ka drejtuar skuadra si: Burreli, Laçi, Kamza, Besa e Shkumbini, në periudha të ndryshme në Kategorinë e Parë dhe Superiore. Daiu, nuk lë pa ndjekur edhe ndeshjet e Partizanit dhe ecurinë e të kuqve.

Madje, ai i bën elozhe punës së mirë që ka bërë trajneri Skënder Gega duke ndërtuar një grup të denjë dhe konkurrues për titull. Por, Daiu si një specialist futbolli vlerëson edhe lojën e të rinjve si: Mala, Bardhi e Asani, por nuk harron edhe Telushin e Trashin.

Përparim Daiu jep edhe këshilla se për një Partizan më të fortë në pjesën e dytë të garës dhe për të shkuar pa frikë drejt titullit kampion duhet edhe një sulmues “race”. Pa harruar edhe dy mbrojtës edhe një mesfushor cilësorë.

Sipas Daiut, nëse realizohen këto 4 goditje, atëherë e gjitha familja e kuqe duhet që të përgatitet për festë në fund të sezonit që po kalon në mënyrën më të mirë të mundshme nga të kuqtë.

E.S./Vipsport.al/