

Teuta luan këtë javë në Durrës ndaj Partizanit kryesues dhe në prag të këtij takimi, për ‘RTSH’ ka folur portieri i Teutës, Isli Hidi i cili ka vlerësuar takimin ndaj Partizanit si të veçantë për vetë faktin se të kuqtë janë në vendin e parë. Megjithatë, për Hidin ndeshja më e vështirë ka qenë ajo ndaj Skënderbeut dhe jo kjo ndaj Partizanit.
“Ndeshja me Partizanin është e veçantë pasi luajmë me kryesues. Do të jetë takim i luftuar dhe shpresoj të japim më të mirën. Me ndeshjet që ke i kaluar, më shumë vështirësi na ka vënë Skënderbeu, pavarësisht se Partizani na ka mundur ndeshjen e parë me gabimet tona më shumë dhe shpresoj mos t’i bëjmë këtë radhë.
Është kënaqësi dhe jam i kënaqur për këtë arritje por edhe për skuadrën që po bëjmë maksimumin dhe shpresoj të vazhdojmë kështu
Tifozët durrsakë duhet të vijnë pasi është mbështetje e madhe dhe me formën që po kalojmë, kemi nevojë për lojtarin e 12. Kemi besim se do të na mbështesin”, u shpreh Hidi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të “Panorama Sport”.
FOTO/ Grezda kthehet në idhullin e tifozerisë, leksione futbolli për akademinë e Rejnxhërsit
Eros Grezdën nuk e ka ndjekur.
Gasperini shpall listën anti-Milan, rikuperon në momentet e fundit Berat Gjimshitin
Trajneri i Atalantës, Xhanpiero Gasperini, ka.
Kallaku: Ishte ndeshja e duhur për fitore, e di që nuk duhet ta mbaj topin
Ka folur pas ndeshjes me Kukësin.
Leave a Comment