Gola të shumtë dhe të çuditshëm, nuk ka fitues në Mançester-Arsenal. Zhgënjen Çelsi (VIDEO)

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 15 të Premier Ligës angleze, ku ka spikatur takimi mes Mançester Junajtidit dhe Arsenalit, i mbyllur në barazim 2-2. Në këtë takim, siç nuk ka munguar spektakli, nuk kanë munguar as golat e shumtë, madje edhe të çuditshëm.

Të parët në avantazh, kaluan ‘Topçinjtë’ me anë të Mustafit, por Marsial arriti të barazonte në 1-1. Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Lakazet për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por vetëm një minutë më vonë, ka barazuar për ‘Djajtë e kuq’ Lingard. Me këtë rezultat, Arsenali renditet në vendin e pestë, ndërkohë që Junajtedi qëndron në vendin e tetë.

Fitore të rëndësishme ka marrë Liverpuli në transfertë, me rezultatin 1-3 ndaj Bërnleit, ku golin e tretë e ka shënuar Xherdan Shaqiri, ndërkohë që Uolvesi ka përmbysur Çelsin, duke e mundur me rezultatin 2-1. Me shifrat 3-1, ka fituar Totenhemi në takimin ndaj Southemptonit ndërsa në barazim 1-1 janë mbyllur ndeshjet Everton-Njukasëll dhe Fulham-Leister. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Rezultatet:

Bërnlei-Liverpul 1-3
Everton-Njukasëll 1-1
Fulham-Leister 1-1
Uolves-Çelsi 2-1
Mançester Junajtid-Arsenal 2-2
Totenham-Southempton 3-1