Gol, penallti e humbur dhe karton të kuq për kundërshtarin, Guri fiton ‘derbin shqiptar’

Nëse në kampionat nuk po kalon një formë të mirë, ndryshe mund të flitet për Sindrit Gurin në ndeshjet e Kupës së Belgjikës, duke qenë se sulmuesi shkodran ka arritur të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës. Në takimin e sotëm ndaj Mouskronit ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ai ka arritur të shënojë në minutën e 81, kur rezultati ishte 2-1 në favor të vendasve, duke i dhënë barazimin skuadrës së tij.

Më parë kishin shënuar Boja për vendasit në minutën e 14 dhe Bunen në të 49-ën. Me fillimin e pjesës së dytë, Guri ka fituar një faull në sulm, duke detyruar të largohet me karton të kuq mbrojtësin Diediou e megjithatë, në minutën e 80 vendasit kalojnë sërish në avantazh, para se 1 minutë më vonë të barazonte ish-sulmuesi i Kukësit.

Në kohën shtesë, ka qenë radha e Zivkoviç për të shënuar në minutën 101, vetëm 2 minuta pasi hyri në lojë. Kur u duk se Ostende po kualifikohej, ka barazuar Leje ka barazuar në minutën e 120. Nga goditjet e penalltive, futbollitët e Ostendes janë treguar më të saktë duke shënuar 5 kundrejt 4 penalltive. Vlen të përmendet se për Ostenden ka qenë pikërisht Guri ai që e ka humbur penalltinë, ndërkohë që për Mouskronin ka shënuar Vojvoda. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Kupa e Belgjikës

Mouskron – Ostende  3-3 (4-5 p)
Boja 14’, Mbobo 80’, Leje 120′ / Bonen 45+4’, Guri 81’, Zivkovic 101′