Gazidis prezantohet te Milani, flet fjalët e para si drejtor i kuqezinjve

Drejtori i ri i Milanit, Ivan Gazidis foli në faqen zyrtare të klubit, ku ai i dha një mesazh tifozëve. Gazidis arrin në Itali pas 10 vitesh me Arsenalin.

Në fjalët e tij të para si drejtor i kuqezinjve, Gazidis u shpreh: “Është një nder i madh që jam zgjedhur për të udhëhequr Milanin në një epokë të re si shef ekzekutiv.

Do të doja të siguroja miliona tifozët në të gjithë botën që unë do të punoj me zemrën dhe shpirtin tim për të bërë punën më të mirë që mundem.

Për të arritur atë që ne të gjithë duam për këtë klub të madh futbolli, puna e vështirë do të fillojë tani dhe do të kërkojë punë në grup dhe jashtë fushës.

Jam jashtëzakonisht i ngazëllyer për të ardhmen, edhe pse udhëtimi do të jetë sfidues, unë jam i bindur se së bashku, ne mund ta sjellim Milanin përsëri aty ku i takon”.

Veronik Istrefaj – vipsport.al