Futbolli në “arrati”, gjysma e ekipeve të Kategorisë së Parë s’kanë fusha

Kategoria e Parë paraqet një problematik të madhe jo vetëm në mënyrën e ndërtimit të ekipet, funksionimin e tyre dhe ana financiare por edhe më tej. Shumë skuadra nuk kanë fushë, madje ato që kanë vite dhe kanë traditë, por edhe të tjera që janë ngjitur vitet e fundit. Madje, në Grupin A bien në sy Veleçiku që u ngjit nga Kategoria e Dytë verën e shkuar dhe ndeshjet i luan në Shkodër! Apo dhe Vora debutuese, i luan në kryeqytet. Imagjinoni edhe futbollin q kishin tifozeritë e dy ekipeve ua hoqën!

Por, jo vetëm pasi edhe Shënkolli ka probleme dhe me fillimin e shirave detyrohet që të kërkojë fushë. Ka edhe skuadra të tjera, e madje në Grupin B. Apolonia por edhe Besa. Kush e ka parë sfidën Besa-Pogradeci ka vënë duart në kokë me fushën e stadiumit të Kavajës që i ngjante një moçalishte të vërtetë.

Elbasani, kur stadiumin ja zënë Kukësi apo Laçi e ndonjëherë edhe kombëtarja detyrohet që të shkojë të luajë në Cërrik apo në aneks! Pa harruar edhe Egnatian, fusha e së cilës ishte një problem jo i vogël në periudhën e shirave të sezonit të shkuar, sa ankoheshin të tëra ekipet!

E.S./Vipsport.al/