FOTO/ Karius më i suksesshëm jashtë fushave, portieri zgjedh Majamin për të harruar gafat

Një nga portierët më të përfolur në botë, Loris Karius nuk na zhgënjen asnjëherë me gafat e tij brenda fushës së lojës dhe shpeshherë, shndërrohet protagonist për keq me skuadrën e tij.

Fillimisht, Karius i humbi finalen e Champions League skuadrës së Liverpulit sezonin e shkuar, me të kuqtë që e larguan menjëherë nga ekipi.

Karius përfundoi në kampionatin turk të futbollit me ekipin e Beshiktashit. Edhe në Turqi, Karius ka bërë gafa të panumërta, duke treguar se është shumë larg pritshmërive që kishin ën fillim për të.

Por 25-vjeçari nuk duket se ka ndërmend të shqetësohet nga kritikat e shumta dhe jashtë fushave të blerta, është shumë i suksesshëm. Me një të ardhme si model, ndoshta, Karius pëlqehet nga shumë femra dhe së fundmi, portieri është fotografuar në Majami krah të dashurës së tij të re, Sofia Tomala.

Bukuroshja 29-vjeçare nuk ka lënë shumë vend për imagjinatë në fotot e publikuara nga shumë portale evropiane dhe Karius duket shumë i lumtur pranë saj. Koha për të harruar gafat Loris…

Veronik Istrefaj – vipsport.al