

Kombëtarja e Kosovës është duke bërë një paraqitje mjaft të mirë në arenën ndërkombëtare, ndërsa duket se në shtetin fqinj tashmë janë duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe edhe infrastrukturës. Kjo është parë në stadiumet e skuadrave elitare që kanë filluar të kenë tjetër pamje, me pjesëmarrjen e skuadrave në Kupat e Evropës.
Por, Federata e Futbollit në Kosovë ka konfirmuar edhe vazhdimin e punimeve në stadiumin ku nisi historia e futbollit kosovar. Bëhet fjalë për stadiumin olimpik “Adem Jashari”, aty ku nisi edhe historia e re e futbollit të Kosovës. Kujtojmë që në këtë stadium, skuadra përfaqësuese e Kosovës zhvilloi edhe miqësoren e parë me Haitin e cila përfundoi 0-0 në 5 mars të vitit 2014.
Ky stadium si edhe raporton FFK, pritet që t’i nënshtrohet rinkontsruksionit të plotë, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e UEFA-s për kategorinë e katërt.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të “Panorama Sport”.
FOTO/ Grezda kthehet në idhullin e tifozerisë, leksione futbolli për akademinë e Rejnxhërsit
Eros Grezdën nuk e ka ndjekur.
Gasperini shpall listën anti-Milan, rikuperon në momentet e fundit Berat Gjimshitin
Trajneri i Atalantës, Xhanpiero Gasperini, ka.
Kallaku: Ishte ndeshja e duhur për fitore, e di që nuk duhet ta mbaj topin
Ka folur pas ndeshjes me Kukësin.
Leave a Comment