FOTO/ Balliu shënon golin më të rëndësishëm në jetë: Mirësevjen Nil!

Dita e sotme ka qenë një nga ditët më të lumtura për mbrojtësin e Kombëtares, Ivan Balliu i cili aktivizohet në kampionatin francez me ekipin e Metzit. Ai është bërë sot prind për herë të parë dhe lajmin e ka bërë vetë ai të ditur.

“Mirë se vjen Nil”, shkruan Balliu në rrjetin social ‘Twitter’ duke i uruar në këtë mënyrë mirëseardhjen në jetë djalit të tij të parë, të cilin e ka quajtur Nil.

Nuk ka munguar as urimin nga klubi i Metzit për mbrojtësin shqiptar. “Urime Balliut dhe bashkëshortes së tij. Lumturi për prindërit pas ardhjes në jetë të djalit të tyre të parë”, shkruante klubi i Metzit ndërkohë që ka edhe shumë komente të tjera, që urojnë Balliun. Kujtojmë që kryesia e Metzit e ndaloi Balliun për të qenë pjesë e Kombëtares në dy raste, duke e mbajtur në skuadër pasi kishte kaluar afati për dërgimin e ftesave. /Erjon Allaraj-VipSport.al/