Flet “orakulli” Muça:  Kjo javë ishte më e parashikueshme

Shkëlqim Muça kishte parashikuar një javë më parë humbjen e Skënderbeut ndaj Kamzës në studion e “Rubrika Sportive” dhe sot, në të njëjtën studio, ka argumentuar se pse parashikimi i tij doli i saktë. Sipas Muçës, ishte rrjedhë logjike e formës të skuadrave dhe asaj që kërkonin në fushë, ndaj e kishte pasur “të sigurt” fitoren e Kamzës.

“Natyrisht që nuk është e vështirë të parashikosh kampionatin shqiptar, i njohim mirë skuadrat, i kemi ndjekur e shikojmë, shohim anën e brendshme e jashtme te të gjitha. Bëjmë parashikime, del e s’del, por kjo javë ishte më e parashikueshme, të them të drejtën.

Duke u bazuar edhe te ndeshjet, duke parë edhe gjendjen e skuadrave e shihja kështu. Te Kamza me Skënderbeun, e dija që skuadrës së Kamzës i duhej trepikëshi, ndërsa luante me një skuadër si Skënderbeu i goditur psikologjikisht dhe mund të kishte probleme. Ndërsa te Tirana jam nisur nga ajo që edhe kur kemi luajtur në vite me ta, kemi pasur pak fat”, deklaroi Muça. /vipsport.al/

more recommended stories