Flakë, stola dhe shishe birre/ Huliganët anglezë “pushtojnë” dhe moshat (VIDEO)

Në Angli, ka ndodhur një sherr masiv në sfidën mes Port Vale u21 dhe Stouk Siti u21, me tifozët e Stouk që kanë krijuar një kaos të madh. Kjo sfidë është një derbi dhe pavarësisht se janë skuadrat e moshave, të pranishëm ishin mbi 4 mijë tifozë.

Stouk u mposht 4-0 nga rivalët e Port Vale, ç’ka ka bërë që në stadium të shkaktohet kaos dhe dhunë nga tifozët e skuadrës bardhëkuqe. Gjithçka ka nisur pasi u shënua goli i katërt, ku gjatë festimeve të lojtarëve të Port Vale, është gjuajtur një shishe birre.

Dukej se situata po qetësohej pas këtij veprimi, por sulmuesi që shënoi golin e katërt, mori shishen dhe festoi më të, gjë që acaroi gjakrat.

Tifozët e Stouk goditën me shishe birre, stola, flakadanë dhe çakmakë në drejtim të lojtarëve të Port Vale, duke dëmtuar rëndë edhe një stjuard që ndodhej pranë. Deri më tani, ka 11 të arrestuar, por pritet të ketë edhe më shumë në orët e ardhshme.

Veronik Istrefaj – vipsport.al