Europiani U19/ Shqipëria dhe Kosova në grupe ferri, Greqia dhe Rusia kundërshtarë

Në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti edhe për kualifikueset e Europianit U19, pas atij të U17-ës. Shqipëria, e cila ishte në vazon e katërt ka njohur kundërshtarët e saj dhe bën pjesë në nj grup ku kualifikimi mund të jetë vetëm një ëndërr.

Me kundërshtarë si Greqia, Belgjika e Islanda, kuqezinjtë do të synojnë vetëm të bëjnë paraqitje të mira, aq më tepër duke qenë se ndeshjet do të luhen në Belgjikë, duke filluar nga data 13 nëntor 2019 e deri më 19 nëntor 2019.

Sakaq, edhe Kosova e ka njohur grupin e saj, dhe ashtu si Shqipërisë, fati i ka rezervuar kundërshtarë mjaft të fortë në letër. Rusia, Polonia dhe Uellsi do të jenë rivalët e Kosovës, me Uellsin që është njëkohësisht edhe vendi pritës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/