Europiani U17/ Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët, grup ferri për kuqezinjtë

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikueset e Europianit për moshat U17. Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati as në këtë short, duke qenë se ka rënë në një grup relativisht të vështirë duke qenë se do të ketë skuadra si Portugalia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Ndryshe nga vitet e tjera ku kualifikueset janë luajtur në Shqipëri, këtë radhë do të jetë Portugalia vendi pritës dhe ndeshjet do të luhen në datat 13, 16 dhe 19 nëntor të vitit të ardhshëm (2019).

Sakaq, edhe Kosova ka njohur kundërshtarët e saj dhe është shortuar në grupin e 12, me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin. Në turin tjetër do të kalojnë të gjitha vendet e para dhe të dytë dhe katër vendet e treta më të mira nga 13 grupet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/