Edhe Murinjo ka ndjenja, kërkon falje në ndeshjen ndaj Arsenalit

Mançester Junajtid mori një barazim në shtëpi me rezultatin 2-2 ndaj Arsenalit, por ajo që bëri më shumë përshtypje nga takimi, ishe gjesti i tekniku Zhoze Murinjo.

I kritikuar shpesh herë si një njeri pa ndjenja dhe që nuk sillet mirë me gazetarët apo tifozët, Murinjo ka treguar të kundërtën në takimin e mbrëmshëm.Aksidentalisht, tekniku portugez ka goditur me top një tifoz të cilit, më pas ka shkuar dhe i ka kërkuar falje.

Ai është çuar nga stoli i tij, për të përshëndetur dhe takuar tifozin i cili ishte ulur në një nga tribunat pranë stolit të Mançesterit. Fotoja e shkrepur në momentin e takimit, është bërë menjëherë virale në rrjet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/