Eden Hazard heziton të rinovojë me Çelsin, e josh Reali i Madridit

Në konferencën e shtypit para ndeshjes me Volverhemptonin në Premier League, trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri, ka folur edhe për të ardhmen e belgut Eden Hazard. Sipas tij, kontrata është gati dhe pret vetëm firmën e lojtarit.

“Klubi është i disponueshëm të firmosë sa më parë rinovimin e kontratës me Hazard. Kontrata është gati, por është vetë lojtari, që vendos, nëse do të firmosë apo jo. Shpresoj shumë që Hazard të qëndrojë me ne”, – ka thënë Sarri.

Kontrata e Eden Hazard me blutë e Londrës skadon në vitin 2020 dhe për belgun ka një interesim të madh nga Reali i Madridit. Ndoshta sulmuesin anësor të Çelsit e josh një aventurë me madrilenët, ndaj edhe nuk ka rinovuar ende. / Vipsport.al/F.R