“E konsiderojnë Hysajn një lojtar të mbaruar, por te Çelsi do të shohim se nuk është i tillë”

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, nuk po kalon një moment të mirë. Ai nuk po luan titullar dhe duket se ndarja me Napolin është e pashmangshme. Shtypi e ka kritikuar shpesh mbrojtësin për paraqitjen, ndërsa agjenti i tij, Mario Xhufredi, i ka dalë në mbrojtje, duke thënë se klienti i tij po trajtohet padrejtësisht:

“Shikoni si po e trajtojnë Hysajn. Të gjithë flasin për një lojtar skarco, siç mendojnë edhe gazetarët në Napoli. Por lojtarët skarco nuk mund të jenë në qendër të merkatos. Ndoshta shkon te Çelsi dhe do të zbulojmë se nuk është skarco.

Ka gjëra që u bëjnë keq futbollistëve. Kur lexoj që gazetarët thonë se Napoli nuk do ta fitojë kurrë titullin, dua t’ua them atyre se kjo ndodh edhe për faj të shtypit, që e masakron skuadrën. Në Torino shtypi lokal nuk sillet kështu”, – ka thënë agjenti i Hysajt. Vipsport.al/F.R