

Fiorin Durmishaj po shkëlqen në kampionatin grek, duke qenë një nga sulmuesit më në formë të Shqipërisë megjithëse nuk ka arritur të debutojë me fanellën e Kombëtares A për shkak të problemeve që ka me shtetin grek. E ardhmja e tij, duket e sigurt duke qenë mediat greke raportojnë se ky është sezoni i fundit me Panioniosin në Greqi.
Sipas të njëjtave burime, Durmishaj ka arritur akordin dhe ka firmosur me Olimpiakosin një kontratë dhe do të transferohet gjatë merkatos së verës. Olimpiakos ka vlerësuar formën që po kalon sulmuesi shqiptar dhe është gati që të paguajë kartonin e tij në drejtim të Panionosit.
Kujtojmë që marrëdhënia mes dy klubeve është mjaft e mirë duke qenë se vetëm pak kohë më parë, Olimpiakosi njoftoi arritjen e akordin me klubin e Panionosit për transferimin e Masuoras në merkaton e janarit, ndërkohë që Durmishaj transferohet në merkaton e verës. Deri më tani, Durmishaj ka shënuar 4 gola në Greqi në 12 javë kampionat. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Zgjedhje të detyruara për Ançelotin, Hysaj kthehet titullar në një tjetër pozicion
Napoli kthehet sot në fushë, pas.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të “Panorama Sport”.
FOTO/ Grezda kthehet në idhullin e tifozerisë, leksione futbolli për akademinë e Rejnxhërsit
Eros Grezdën nuk e ka ndjekur.
Agjenti Malkuit flet hapur: Ai do të luajë çdo ndeshje, por ndonjëherë prish punë Hysaj
Kevin Malkuit ishte një emër i.
Leave a Comment