Dëmtimi i rëndë i Gomez, Klop vihet në ndjekje të talentit francez të Tuluzës

Fitorja 1-3 në fushën e Bërnlit nuk i shijoi shumë Liverpulit, për shkak të dëmtimit të Xho Gomez, qendërmbrojtësi i talentuar anglez që ka qenë i shkëlqyer këtë sezon për të kuqtë.

Mendohet se Gomez do të mungojë plot 3 muaj nga ky dëmtim dhe ky është një lajm shumë i keq për trajnerin Klop, i cili po pret muajin janar me padurim.

Objektivi i Liverpulit është Zhon-Klair Todibo, mbrojtësi i Tuluzës, për të cilin ka interes të madh nga shumë skuadra. 18-vjeçari është objektivi kryesor i Klop, pasi përveç se do të jetë zëvendësues për Gomez, premton shumë edhe për të ardhmen, pasi ka potencial të jashtëzakonshëm.

Veronik Istrefaj – vipsport.al