Besa bën bamirësi, kavajasit shpërndajnë dhurata për fëmijët autikë

Besa e Kavajës duket se po bëhet një shembull edhe jashtë fushës. Kavajsit sot kanë qenë organizator të një aktiviteti me fëmijët autikë. Stafi, por edhe lojtarët i janë gjendur pranë fëmijëve autikë në qytetin e Kavajës. Madje, ata kanë shpërndarë dhurata, por edhe topa dhe uniforma të skuadrës verdhezi.

Madje, pati edhe lojëra mes fëmijëve të qendrës si dhe lojtarëve të pranishëm të skuadrës së Besës, të cilët për pak orë dhuruan “spektakël” edhe jashtë kampionatit.  Ja dhe postimi i Besës në “Facebook”.

“Futbolli na bashkon. Një ditë ndryshe e ekipit Besa dhe futbollistëve të cilët u takuan me fëmijët e qendrës sociale të fëmijëve autikë në Kavajë. Shkëmbime dhuratash, lojëra midis lojtarëve dhe fëmijëve zunë pjesën më të madhe të mëngjesit të sotëm. Të gjithë jemi të barabartë dhe futbolli na bashkon. Buzëqeshjet e fëmijëve janë fitoret më të rëndësishme te komunitetit tone”, – shkruhet në faqen zyrtare të skuadrës së Besës.

E.S./Vipsport.al/