Behrami: Nder të jesh kapiten, krenari për familjen time

Valon Behrami po kalon një moment të mirë në aspektin personal, duke qenë se po bën mirë si kapiten i Udinezes. Në një prononcim për mediat italian, mesfushori shqiptar ka treguar ndjesinë e të qenit kapiten, sidomos në një ekip që militon në Serinë A italiane.

Ai shprehet se është nder për të që të jetë kapiten, por edhe për familjen e tij njëkohësisht. Megjithatë, e pranon se ka vështirësitë dhe përgjegjësitë e veta edhe fakti i të qenit kapiten.

“Të jesh kapiten i Udinezes do të thotë të kesh përgjegjësi jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Është një ndjenjë që më pëlqen, më jep mundësinë të shoh veten nga një pikëpamje tjetër.

Për mua është një nder dhe krenari që të jem kapiten. E di që edhe për familjen time është krenari dhe ndihen mirë kur shohin që djali i tyre është kapiteni i Udinezes”, u shpreh Behrami. /Erjon Allaraj-VipSport.al/