Apolonia e plotë në derbi, trajneri Miho pritet të ndryshojë skemë

Apolonia do të luajë të shtunën një ndeshje delikate në transfertë me Bylisin. Në Fier ka optimizëm, ndërsa skuadra fierake këto ditë ka pasur edhe sportin moral dhe psikologjik të drejtuesve. Administratori Olsi Bregu dhe menaxheri Erjon Hamitaj kanë ndjekur seancat stërvitore, madje  edhe ditën e mërkurë kanë qenë pranë skuadrës duke ndjekur edhe stërvitjen.

Trajneri Marjol Miho, ndryshe nga sfida me Turbinën kur luajti me skemën 4-1-4-1, në ndeshjen e radhës në Ballsh, mund të ndryshojë modul loje, duke qenë se do të ketë për lojë edhe sulmuesin shtatlartë Redon Mihana.

Ky i fundit ka qenë gati që në transfertën e Orikumit, afro një muaj e gjysmë më parë, por stafi fierak nuk ka dashur që të rrezikojë, duke qenë se vjen nga një dëmtim i gjatë. Në Ballsh nisur edhe nga kushtet e fushës me bar natyral, pritet që Mihana ta nisi si titullar në derbi.

E.S./Vipsport.al/