Anderlehti bëhet pishman sërish, Abazaj nuk është për t’u shitur

Kristal Abazaj nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin belg, duke qenë se nuk ka arritur ende të debutojë në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Anderlehtit. Shpesh herë, ai ka qenë titullar në ndeshjet e të rinjve, ndërkohë që hapin e madh ende nuk e ka hedhur.

Pak kohë më parë, mediat belge raportonin se Abazaj është në listën e futbollistëve që do të largohen nga Anderlehti, madje që në merkaton e janarit duke qenë se te ai nuk po merrnin atë që prisnin nga sulmuesi. Megjithatë, paraqitjet dhe minutat e dhëna me të rinjtë, duket se kanë ndryshuar mendim te drejtuesit e Anderlehtit.

Abazaj bën sërish pjesë në listën e të larguarve, por për të nuk mendohet më shija por vetëm huazimi për të gjetur më shumë minuta dhe më pas, të rikthehet sërish te Anderlehti. Me shumë gjasa, Abazaj mund të huazohet brenda Belgjikës, në mënyrë që të adaptohet më shumë me futbollin belg, por nuk përjashtohet edhe mundësia që të ikë jashtë, gjithmonë në huazim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/