Alegri: Interi është rivali ynë për titull, duhet të kemi frikë Ikardin

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka qenë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjeve dhe në vigjilje të sfidës kundër Interit, është shprehur:

“Interi është një forcë që duhet njohur… E them me plot bindje se ata janë rivalët tanë kryesorë për titullin kampion në Itali. Kanë një goleador si Ikardi dhe një lojtar shumë cilësor si Politano.

Nuk dua të veçoj më emra, por dua të përmend dhe Spaletin. Ka bërë një punë të shkëlqyer me lojtarët që ka dhe i uroj shumë suksese. Sido që jemi të vendosur në tabelë, do të jetë një ndeshje e mrekullueshme për tu parë dhe shumë e luftuar”,- u shpreh Alegri.

Veronik Istrefaj – vipsport.al