Alegri i bindur: Topin e Artë e meritonte Ronaldo, por do e fitojë me Juventusin

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka folur në lidhje me “Topin e Artë”, trofe që u fitua nga mesfushori kroat, Luka Modriç. Por Alegri beson se Ronaldo e meritonte më shumë se ylli i Real Madridit.

“Besoj se Ronaldo e meritonte të fitonte “Topin e Artë”. Për atë që ai bëri me Real Madridin, duke fituar Champions League, mendoj se ishte e mjaftueshme.

Por nuk mendoj se do të jetë problem, madje do t’i bëjë mirë Juventusit. Kjo humbje në “Topin e Artë” do të jetë një motivim për Ronaldon dhe shpresoj shumë që ta fitojë një edhe me fanellën e Juventusit”,- përfundoi Alegri.

Veronik Istrefaj – vipsport.al