Akuza për evazion me paratë e Tiranës, FSHF hesht

Tifo-grupi “Tirona Fanatics” nxori në skenë një skandal të madh që përfshin klubin bardheblu por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Presidentin Halili nga njëra anë për shumat dhe transaksionet që kryen në mënyrë të fshehtë, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, që sipas tifozëve të Tiranës po mbështet skandalin e vazhdueshëm të klubit që nuk ka ende një llogari bankare për shkak të borxheve!

Madje, tifo-grupi “Tirona Fanatics” i japin një “asist” edhe Ministrisë së Financave për një auditim në llogaritë e Tiranës, por edhe të FSHF-së si bashkëpunëtore në këtë skandal të futbollit shqiptar.

Mirëpo, Federata Federata Shqiptare e Futbollit ndonëse ky lajm ka bërë bujë gjatë ditës së sotme, më minimalja nuk e merr guximin as të reagojë në një deklaratë si ato të zakonshmet, ndonëse bëhet fjalë për një skandal me transaksione në të zezë “ditën për diell”! Me sa duket, nuk iu bën më përshtypje asgjë dhe janë mësuar që “turpin ta hanë me bukë”!

E.S./Vipsport.al/