Aksident në Milano, Lautaro Martinez përplas me makinë një grua

Lautaro Martinez nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, duke qenë se nuk po gjen minutat e duhura dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tashëm talenti i Interit [po përballet edhe me probleme jashtë fushës së blertë.

Mbrëmjen e djeshme, teksa po shkonte në inaugurimin e një parukerie dedikuar vetëm futbollistëve, Lautaro ka përplasur me makinën e tij një grua e cila po ecte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në sheshin Buonaroti dhe gruaja e cila u përplas me ‘Porsche’ nga futbollisti, është shoqëruar menjëherë drejt spitalit për një kujdes më të specializuar.

Nuk raportohet që zonja në fjalë të ketë dëmtime të rënda, megjithatë policia vendase ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe futbollisti i Interit rrezikon një gjobë të majme nëse rezulton se ka qenë fajtor në këtë aksident. /Erjon Allaraj-VipSport.al/