Agjenti i Ruganit qetëson juventinët: E kërkoi Çelsi, por nuk largohet nga këtu

Davide Torçia, agjenti i mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, foli për “RadioSportiva” për të ardhmen e klientit të tij, me qendërmbrojtësin italian që lidhej shumë me një lëvizje te Çelsi gjatë verës së shkuar.

“Ka pasur shumë kërkesa përgjatë viteve, duke përfshirë Çelsin, por Juventusi kurrë nuk ka dashur ta shesë atë, sepse besojnë tek ai. Herët a vonë do të flasim për kontratën e re, por klubi vendos se si dhe kur”,- u shpreh agjenti i lojtarit.

Marrëveshja aktuale e Ruganit me Juventusin do të përfundojë në verën e vitit 2021, por ka pasur negociata në javët e fundit për rinovimin e Ruganit deri në 2023.

Veronik Istrefaj – vipsport.al