Zyrtare/ Partizani kërkon mbështetjen e tifozëve, paguhet dënimi për parullën

Parulla e hapur nga tifozët e Partizanit në takimin ndaj Skënderbeut pak ditë më parë, ku shkruhej “1 grek më pak, 1 bastard më pak” i ka kushtuar disi “Demave të kuq” të cilët takimin e parë në “Selman Stërmasi” ndaj Kamzës, e luajtën pa tifozë dhe Disiplina e kishte dënuar Partizanin me dy ndeshje.

Drejtuesit e klubit, duke parë nevojën që kanë në këto momente për mbështetjen e tifozëve, kanë paguar pjesën tjetër të dënimit dhe në takimin e radhës ndaj Laçit, “Ultras Guerrils” do të jetë në stadium.

“Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm.

Çmimet e biletave në Tribunat respektive do të jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1 500 Lek
Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 400 Lek
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat:A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1, H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Premte ora 11:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu Biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqaneve “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9 katëshet pranë Ushtarit të Panjohur”, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories