Zyrtare/ Kosova mëson kundërshtarin, do të përplaset me Maqedoninë

Kosova mori një fitore me shumë vlera sot përballë Azerbajxhanit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin e thellë 4-0. Djemve të Shaland iu mjaftonte vetëm një pikë që ta mbyllnin grupin e tyre në vendin e parë, por dhuruan spektakël në Prishtinë dhe konfirmuan momentin e tyre shumë të mirë.

Kosova merrte pjesë në Grupin 3 të Ligës D dhe pas fazës së grupeve, përballë do të kishte njërën nga Bjellorusinë, Gjeorgjinë ose Maqedoninë.

E do të jenë pikërisht këta të fundit që Kosova do të ketë përballë, sfidë që do të luhet në mars të 2020-ës. Kosovë-Maqedoni është ndeshja e parë “PlayOff” pas fazës së grupeve./Veronik Istrefaj – vipsport.al/