Zyrtare/ Kastrioti shkëput kontratën me mesfushorin spanjoll (FOTO)

Klubi i Kastriotit ka konfirmuar disa minuta më parë se ka shkëputur kontratën me mesfushorin spanjoll, Pablo Galego, që u transferua në Krujë me bujë të madhe.

Sipas klubit krutan, drejtuesit e skuadrës dhe lojtari spanjoll kanë shkëputur kontratën me mirëkuptim, që do të thotë se Galego që sot është lojtar i lirë (pa kontratë)./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Njoftimi zyrtar i klubit të Kastriotit:

KS Kastrioti ka mbyllur zyrtarisht marrëveshjen e bashkëpunimit me mesfushorin spanjoll Pablo Galego, i cili ishte bashkuar skuadrës në merkaton e verës. Lojtari dhe Klubi e kanë mbyllur me mirëkuptim marrëveshjen e bashkëpunimit, dhe që prej ditës së djeshme Galego është lojtar i lirë. Klubi e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë me Kastriotin dhe i uron suksese në karrierën e tij si futbollist.

more recommended stories