Zyrtare/ Ish-presidenti i Interit, në drejtimin e një skuadre në Angli

Tani është zyrtare, Erik Thohir, ish-presidenti i Interit, është pjesë e bordit të Oksford Junajtid. E ka bërë të ditur lajmin zyrtarisht vetë klubi anglez në rrjetet sociale.

“E njoh Tiger (nofka e presidentit Sumrith Thanakarnjanasuth) prej kohësh dhe sapo më tha se kërkonte dikë që të përfshinte te Oksford Junajtid, u interesova që ta mbështes në një farë mënyre. E njoh qytetin dhe isha i interesuar edhe për skuadrën. Jam informuar për historinë e tij. Klubi është në zemër të Oksfordit dhe tifozët janë një pjesë e rëndësishme e tij.

Mendoj se kemi nevojë të marrim nga kjo histori shpirtin e klubit. Mund të ndihmoj klubin me përvojën time. Po mundohem të bëj gjithçka që bashkë me presidentin dhe bordin e klubit, të ecim përpara”, – ka thënë Thohir. Oksfordi luan aktualisht në kategorinë e tretë në Angli. / Vipsport.al/F.R