Xhaka mbron Panuçin: Nuk luan trajneri futboll, fajet i kemi ne si futbollistë

Mesfushori Taulant Xhaka vrapoi shumë në ndeshjen kundër Skocisë, por nuk arriti as ai të lërë gjurmë në atë humbje turpëruese në “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, mesfushori kuqezi u shpreh pë “Supersport”:

Bëmë një lojë shumë e dobët. E vështirë kur humb në shtëpi 4-0, nuk kam fjalë. Unë vetë nuk e kam luajtur mirë, ashtu si ndaj Izraelit.

Trajneri nuk luan futboll, por ne lojtarët. Duhet të marrim përgjegjësitë vetë. Askush nuk është perfekt, edhe unë bëj gabime. Duhet t’i rregullojmë në ndeshjen kundër Uellsit.

Nesër do të ulemi dhe do të shohim gabimet. Liderët duhet ta marrin situatën në dorë. Trajneri na ka folur mirë. Sot nuk ishte dita jonë. Në të ardhmen vetëm fitorja do të na ndihmojë. Trajneri është shefi, ai vendos. Ka filozofitë e veta, dhe ne duhet të luajmë në fushë. Ne si lojtarë, gabuam të gjithë”,- u shpreh Xhaka./Veronik Istrefaj – vipsport.al/